Qarku i Korçës po përballet me vështirësitë e para të reshjeve të dëborës që kanë përfshirë zonën këtë të dielë.
 
Trashësia e dëborës në zonën e Dardhës ka arritur në 80 cm- 1 m duke bllokuar rrugën.
 
Gjithashtiu informacionet bëjnë me dije se si shkak i reshjeve të rëna gjatë kësaj të diele  pushuesit qe kane qenë në fshat për fundjavë e kanë të pamundur largimin.
 
Probleme janë konstatuar edhe në zonën e Mokrës ku si pasojë e motit të keq është ndërprere energjia elektrike.
 
Ndërkohë vijon problematike të jetë dhe lëvizja e automjeteve në Kapshticë.
 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re