Prej katër ditësh zonat malore në shumë qytete të vendit vijojnë te jenë të izoluara, si pasojë e rinisjes së reshjeve të dëborës. Një sërë fshatrash janë edhe pa energji.
 
Rrethi më i prekur nga reshjet është Librazhdi, ku trashësia e borës ka arritur deri në 1 metër, duke  bllokuar rrugët rurale të disa fshatrave.
 
Ky është Ruzhdi Llushi, një nga banorët e fshatit Kutruman në Librazhd. Ai thotë se banorët po përballen me mungesën e bazës ushqimore për bagëtitë.
 
Por nënprefekti i Librazhdit Enver Koci mendon se problem kryesor është mungesa e energjisë elektrike, për shkak të dëmtimi të rrjetit elektrike.
 
Situate vijon të jetë e rënduar edhe në qarkun e Dibrës. Mjetet e kanë patur të vështirë ndërhyrjen në disa zona rurale. Banorët thonë se janë detyruar të lëvizin në këmbë, pasi mjetet e transportit publik nuk funksionojnë:
 
Drejt njësisë administrative Xibër është nisur një fadromë për të bërë të mundur hapjen e aksit kryesor.
 
Në Bashkitë Dibër e Bulqizë të gjitha njësitë administrative janë të Izoluara. Reshjet e mëdha të dëborës të rëna gjatë këtyre dy ditëve kanë sjellë probleme edhe me furnizimin me energji elektrike.
 
Por pas ndërhyrjes së grupeve të OSHEE-së situata është stabilizuar.
 
Në juglindje temperaturat ne zonat malore kanë shkuar deri ne -11 C  Si pasojë e borës dhe ngricave probleme mëngjesin e sotëm ka pasur në të gjitha akset nacionale të qarkut. Rruga Korçë – Ersekë, Ersekë – Leskovik, Korçë – Goricë dhe Korçë – Voskopojë janë pjesërisht të kalueshme me zinxhirë.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re