Reshjet e dëborës kanë përfshirë mbrëmjen e të martës edhe qarkun e Korçës.

 

Sipas gazetarit  te Vizion Plus,Tonin Frroku reshjet kanë përfshirë lartësitë mbi 1000 metra.

 

Firmat e kontraktuara për akset rrugore nacionale janë në gatishmëri për të siguruar qarkullimin normal të mjeteve.

 

Akset Korçë – Voskopojë, Korçë – Gorricë dhe Korçë – Ersekë qarkullohen pa probleme, ndërsa bora ka shkaktuar probleme në rrugen Boboshticë – Dardhë.

 

Në këtë aks qarkullimi kryhet me zinxhire që nga Muri i Musait e deri në majë të Bigllës.

 

Ndërkohë nuk është raportuar ende asnjë problematikë apo emergjencë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re