Rreshjet e dëborës nuk kalojnë pa probleme në parqet e qytetit të Korçës.
 
Në këto ambjente publike janë thyer pemë të ndryshme, kryesisht të vjetra dhe të pa mirëmbajtuara.
 
Nga pesha e madhe e dëborës janë thyer pemë thuajse në të gjitha parqet e Korçës.
 
Tre pemë të thyera apo të dëmtuara nga dëbora ka patur në lulishten ‘ Vangjush Mio’.
 
Punonjës të gjelbërimit thanë se dëmi dhe rreziku më I madh ka qënë  te lulishtja “Themistokli Gërmenji” nga rrëzimi i një peme të plotë.
 
Ndërkaq, dëme nga reshjet e shumta të dëborës ka patur edhe në zonat malore, por nuk dihet bilanci i plotë i pasojave në natyrë.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re