Si radhë herë edhe Tirana është zgjuar këtë të martë e zbardhur nga bora.
 
Qytetarët, veçanërisht fëmijët nuk i kanë rezistuar tundimit për të dalë jashtë shtëpive qe ne mëngjes per te luajtur me borë.
 
Ne disa zona te kryeqytetit reshjet kanë mbuluar rrugët dhe makinat.
 
Sinoptikanët parashikojnë që reshjet e dëborës do të vijojnë në Tiranë edhe përgjatë ditës së sotme, por edhe të mërkurën.
 
E nëse në zonat malore dëbora është bërë e zakonshme,  ne kryeqytet pritet me shume kuriozitet.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re