Reshjet e dëborës dhe erëra të forta kanë shoqëruar qarkun e Korçës.

Trashësia varion nga 5 cm-25 cm në zonën e Voskopojës, Qafa e Qarrit dhe rruga e Dardhës. Kontraktorët janë në akset rrugore duke punuar për mirëmbajtjen me borëpastruese dhe grupe pune.

Nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve, kalimi bëhet pa zinxhirë. Kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve në kushtet e lagështisë së madhe në rrugë.

Prej dy ditësh Shqipëria është përfshirë nga temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.

Ditën e djeshme probleme kishte në Pogradec, Rrugën e Kombit dhe në Kukës.

Sot, probleme paraqiten në Bulqizë dhe Kukës të cilat ngelën pa energji elektrike.

Në Korçë ka vetëm reshje dëbore, në Vlorë dhe Gjirokastër pritet që të ketë shtrëngata shiu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re