Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka probleme në asnjë nga akset kombëtare, ndërsa u kërkon drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm me shpejtësinë dhe të jenë pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Në terren me mjete e punëtorë për të pasur qarkullim normal dhe të sigurt, pa prezencë bore apo ngricash. Nuk ka probleme në të gjitha akset kombëtare, ku puna vazhdon për pastrimin e plotë dhe shpërndarjen e kripës. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të jenë pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore” njofton ARRSH.

Mbrëmjen e djeshme kishte disa akse me probleme ku u bllokua edhe qarkullimi, ndërsa dëbora me intensitet vijoi përgjatë gjithë natës në zonat malore në jug dhe veri të vendit duke rikthyer dimrin në pranverë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re