Në Qafë Thore ka pasur reshje dëbore gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se rrugët janë të pastruara dhe të kalueshme.

 

ARRSH gjithashtu i bën apel shoferëve që të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit të tyre.

 

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në Rajonin Verior shoqëruar me një rënie të temperaturës në vend

 

Në Qafë Thore ka pasur reshje dëbore, rruga është pastruar

 

Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale

 

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet

 

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re