Skip to content

Dëborë pranë Mekës, arabët në rrjete bëjnë “dasëm”

4a4338a1 c3e5 4c4f 8148 ad5cae60e713 1

Krahina e Maysan afër Mekës në Arabinë Saudite, u shndërrua në një skenë piktoreske pasi bora ra në tokat e saj pas një vale shiu, duke nxitur disa përdorues të mediave sociale që ta quanin “nusja e veshur me fustanin e saj të bardhë”. Pra përfshihen në atmosferë dasme.

Shumë fotografë të zjarrtë dokumentuan pamjen, pasi moti i ftohtë ndihmoi të mbante fjollat borës që mbulonin pemët, luginat dhe malet nga shkrirja.

Maysan karakterizohet nga male të famshme dhe dhjetra fshatra. Dihet gjithashtu se ka ferma frutash e perimesh, duke përfshirë rrush, kastravecë, shegë dhe domate.