Ambasadori rus ne Tirane

Mihail Yurevich Afanasjev

 

Moska vlerësoi vendimin e qeverisë shqiptare e theksoj, të qeverisë dhe jo të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, sepse vendime të tilla mund t’i marrë vetëm qeveria e një vendi, si provokim. Asnjëherë më parë në historinë e diplomacisë dëbimet nuk kanë çuar në përmirësimin e marrëdhënieve. Ndjejmë keqardhje të madhe për këtë vendim, pasi autoritetet shqiptare nuk mund të mos supozonin se do të kishte një përgjigje nga Rusia. Unë nuk e di si do të përgjigjet, në fund të fundit, Moska, pasi, siç e thashë, vendime të tilla merren nga qeveria.

 

Vetëm 3 ditë pas kësaj deklarate të ambasadorit të Rusisë në Tiranë për emisionin “Vizioni i Pasdites”, duket se supozimet e tij për vendimin e Qeverisë Ruse morën fund.

 

Këtë të hënë Ambasadori i Shqipërisë në Moskë Arben Gazoni, është thirrur në Ministrinw e Jashtme të Rusisë ku i është dorëzuar shkresa, sipas të cilës diplomatja e vetme e Ambasadës sonë, Sekretarja e parë Jondia Drogu, shpallej persona non grata dhe brenda 72 orëve duhet të larohet nga territori i Rusisë.

Masë kjo që ërdhi 18 ditë pasi Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë shpalli “non grata” diplomatin rus Alexey Krivosheev me motivacioni se kishte shkelur masat anti-covid.

 

Në njoftimin e publikuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë, dallohet e njëjta linjë e mbajtur edhe nga Ambasada Ruse në Tiranë, apo dhe Zv.Ministri Grushko, duke e cilësuar këtë ngjarje një provokim, por duke e cuar atë në një tjetër nivel

 

MINISTRIA E JASHTME E RUSISË

 

Ne i konsiderojmë veprimet e palës shqiptare si një provokim me qëllim për të fituar pikë politike në kushtet e fushatës zgjedhore që ka filluar në Shqipëri, duke luajtur së bashku me forcat anti-ruse në Perëndim dhe duke kërkuar mbështetjen e tyre.

 

Rusia e konsideron këtë ngjarje nën ndikimin e forcave anti-ruse në Perëndim dhe me sfond elektoral.

 

Nëse për të parë mund të ketë deri diku të drejtë, pasi qëndrimet e politikës së jashtme të Shqipërisë janë tërësëisht të unifikuara me BE dhe tërësisht krah Perëndimit, e kjo nuk është sekret, argumenti i dytë shkon në kufijtë e absurdit.

 

Flamuri pro perëndimor, është i të gjithë partive politike shqiptare dhe askush deri më sot nuk është vënë në garë për këtë e aq më pak se kush është më shumë anti-rus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re