Dedektivja e njohur Shkënda Lili ka treguar një rast prekës në studion e emisonit “Ditë e Re” në RTV Ora. Ajo ka treguar historinë e një gruaje të sëmurë që ka takuar të dashurën e burrit dhe i është lutur që të mos takohet me të deri në momentin që ajo të ndërrojë jetë.

Cili ka qenë një rast që të ka lënë më shumë përshtyje gjatë këtyre viteve që po punon në këtë profesion?

Ka qenë në grua e sëmurë dhe e dinte që burri ka një tjetër, madje është ulur në një tavolinë me të dashurën e burrit edhe i luteshe të dashurës së burrit. 

Kishte një sëmundje të rëndë edhe e dinte që do largohej nga kjo jetë dhe i kërkoi që të mos takohej me burrin e saj deri në momentin që jo të largohet nga jeta. 

Ky është një rast që më ka mërzitur, dhe me këtë person unë mbaj kontakt gjithmonë, e kam bërë edhe si mikesha, vjen dhe flet me mua.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re