Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, dha shpjegime para Gjykatës së Posaçme lidhur me akuzat e prokurorisë për fshehjen e pasurisë.

 

Ai tha se një apartament në Golem që nuk e ka deklaruar, është në pronësi të vëllait te tij. Po ashtu, për shtëpinë në Tiranë Dedja tha se kishte marrë kredi.

 

Ndërsa për huanë prej 10 mijë eurosh, të marrë nga kunati i tij, ish-gjyqtari tha se në vitin 2000, asnjë emigrant nuk i kishte të ardhurat e deklaruara.

 

Dedja tha se SPAK ka ngritur një akuzë të pabazuar në prova. Ndërkohë, prokuroria ka kërkuar 1 vit burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar, konvertohet në 2 vite shërbim prove.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re