Gjatë mbrëmjes së kësaj të enjte linja e transmetimit që shkon nga ujëmbledhësi i Bovillës deri në impiantin e Bovillës, ka pësuar defekt.

 

Ujësjellës Kanalizime Tiranë bën me dije se defekti ka ndodhur në linjën Dn 900, i cili shkakton mjaft humbje, do të ndihet edhe në furnizimin  me ujë në qendër të qytetit si dhe në  zonat e Yzberishtit dhe Astirit, të cilat tashmë furnizohen me ujë direkt nga Bovilla.

 

Ujësjellësi Tiranë ka njoftuar se inxhinierët dhe grupet tona në terren po punojnë intensivisht për riparimin sa më parë të  defektit të ndodhur, për të siguruar furnizimin normal me ujë të qytetit të Tiranës dhe veçanërisht të zonave që preken direkt prej këtij problemi në linjën e transmetimit.