Për shkak të problemeve teknike, fluturimet në aeroportet e qyteteve zvicerane të Gjenevës dhe Zyrihut janë anuluar.

Profili në Twitter i aeroportit në Gjenevë njoftoi se sistemi i kontrollit të trafikut ajror ishte prishur rreth orës 5 të mëngjesit dhe se nuk do të kishte ngritje apo ulje në aeroport deri në orën 11:00.

Ndërsa në profilin e aeroportit të Zyrihut thuhet gjithashtu se ka pasur një mosfunksionim në sistemin e kontrollit të trafikut ajror, për shkak të të cilit nuk do të mund të aterohet apo të ngrihet.

Thuhet se nuk dihet se sa do të zgjasë kjo avari.

Deri më tani, fluturimet nga Dubai, Johanesburg, Çikago dhe Montreal për në Gjenevë janë devijuar drejt aeroporteve të vendeve fqinje.

Ndodh kjo në vendin ku gjithçka “ec si sahat”…zviceran.

Pra, në vendin kult të orëve, ku dhe jeta rrjedh me saktësinë e një ore, me ingranazhe kurrë të bllokuara, ndodh që kjo “orë të ngec” për një çast.    

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re