Për më shumë se 30 minuta, përdoruesit e Whatsapp kanë rënë në një terr komunikimi, pasi nuk kanë mundur të dërgojnë dhe marrin mesazhe.
 
Problemi i lidhjeve ka prekur të gjithë botën, përfshi dhe qytetarët shqiptarë që përdorin këtë aplikacion.
 
Në pamje të parë Whatsapp dukej sikur funksiononte normalisht: ai hapej, kontaktet dhe mesazhet e arkivuara gjendeshin por përdëoruesit nuk shkëmbenin mesazhe.
 
Sikurse raporton The Indipendent, duket se Whatsapp ka patur një problem me serverat. Jashtë funksionit ka qenë dhe WhatsappWeb.
 
Raportime për rënien e aplikacionit kanë ardhur thuasje nga të gjitha vendet e Europës dhe Azisë.
 
Por pas rreth 30 minutash Whatsapp është kthyer në funksionin e tij normal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re