Një mjet tip X5 ka marrë flakë në ecje në aksin Qafë Thanë-Pogradec dhe është shkrumbuar thuajse i gjithi.

Shkak i flakës mendohet se është një defekt teknik. Edhe pse zjarrfikësit kanë ndërhyrë, ata nuk kanë arritur që të shpëtojnë automjetin i cili është djegur rreth 70%.

Fatmirësisht nga djegia e tij nuk ka të lënduar pasi drejtuesi ka arritur të dalë në kohë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re