Një pjesë e madhe të Tiranës mbeti pa ujë që nga mbrëmja e së enjtes si pasojë e një dëmtimi të tubit kryesor në afërsi të liqënit të Bovillës.

 

Edhe pse kushtet atmosferike nuk ishin në favor të inxhinierëve dhe teknikëve, ata ndërhynë dhe sipas ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve, vetëm mesditën e te premtes u bë e mundur riparimi i defektit në linjën e transmetimit që shkon nga ujëmbedhësi i Bovillës deri në Impantin e pastrimit.

 

Zyrtarët e Ujësjellësit sqaruan se ndonëse problemi u zgjidh, mijëra qytetarë do të kenë sërish probleme me furnizimin, ndoshta deri mëngjesin e të shtunës .

 

 

Ujësjellësi i Tiranës po punon ndërkohë për ndërtimin e një rrjeti të ri shpërndarës paralel me linjën e vetme aktuale për të shmangur mungësa të gjatë të ujit në raste avarish.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re