Prej 2 ditësh, Pogradeci dhe njësia Buçimas me 5 fshatrat e saj janë pa ujë të pijshëm. Shkak është bërë çarja e tubit kryesor të furnizimit me ujë nga një firmë e cila po punon në Drilon për ndërtimin e rrugës.

Edhe pse prej dy ditësh punonjës të ujësjellësit vijojnë punën për rregullimin e defektit të rëndë, sërish defekti nuk  është riparuar. Sipas të dhënave nga Ujësjellësi i Pogradecit sot në mesditë është arritur të riparohet defekti, por për shkak të presionit, tubacioni kryesor është dëmtuar sërish.

Aktualisht punonjësit janë në terren dhe po punohet për normalizimin e situatës, ndërsa mijëra familje dhe qindra biznese kane mbetur pa ujë prej 48 orësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re