Këtë të hënë në Shqipëri po zhvilohet stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA.

 

Në këtë event demonstrohen demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.

 

Në aktivitet janë të pranishëm zyrtarë të lartë, ndërsa nuk mungoi as fjala e ambasadores amerikane, Yuri Kim.

 

Kim theksoi se ky event do t’i tregojë botës së SHBA dhe aleatët e saj mund të kryejnë çdo mision. Në të njëjtën kohë, Kim vlerësoi partneritin e SHBA dhe Shqipërisë, duke thënë se dy vendet qëndrojnë krah njëra-tjetrës.

 

Ambasadorja amerikane ka cituar dhe heroin kombëtar të Shqipërisë, Skënderbeun.

 

“Ky është një moment i jashtëzakonshëm, jemi me fat që kemi këtu, në një shesh të përdor nga një diaktat brutal i përkushtuar për ta izoluar Shqipërinë nga bota, shqiptareve u tha se SHBA ishin armiqtë e tyre. Shikoni përreth jush, një Shqipëri e ndryshuar dhe kjo është historike, ja ku jemi në një Shqipëri demokratike, të rrethuar nga burra dhe gra me uniformë nga SHBA Shqipëria e partnerët ndërkombëtare, jemi këtu si aleat miq dhe partner, amerikanë dhe shqiptarë që qëndrojnë krah për krah, dikur të ndarë veçmas, tani aleatë të NATO-s dhe partnerët më të afërt ushtarak. Në dy vite që prej Defender 2021, bota ka ndryshuar, Shqipëria dhe aleatët tanë të NATO-s janë më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë. Nuk mund të mos kujtoj fjalët e Skënderbeut, bashkimi bën fuqinë. Që nga Defender 2021, Shqipëria dhe SHBA po bëjnë më shumë se kurrë më parë së bashku. Kemi ngritur dy pranitë e para ushtarake të ShBA në historinë e Shqipërisë. Defender 2023 do të na tregojë se së bashku me aleatët dhe partnerët ne mund të kryejmë çdo mision, për burrat dhe gratë me uniformë ju falënderoj për shërbimin që zgjidhët të mbroni vendin tuaj, të na mbroni ne. Jemi krenar që e quajmë Shqipërinë aleate dhe mike”, tha Kim.

 

Në këtë aktivitet marrin pjesë 24 mijë ushtarë, ndërsa i pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re