Ambasadorja e SHBA, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se sot nis zyrtarisht stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor e quajtur “Defender 21”.
Ajo tha që ditën e sotme kishte mbërritur në Durrës anija “USNS Bob Hope” e cila është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 pajisje për t’u përdorur në stërvitje.
Gjithashtu tha që do të bashkohen më tej edhe dy anije të tjera.
Postimi i Plotë
#defender21 stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor, fillon zyrtarisht sot.
Me kënaqësi të shoh USNS Bob Hope të mbërrijë në Durrës.
Bob Hope është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 copë pajisje për t’u përdorur në stërvitje. 2 anije të tjera do të bashkohen
#Defender21, largest military exercise in W. Balkans, officially starts today. Pleased to see USNS Bob Hope arrive at Durrës. The Bob Hope is a supply ship that is carrying more than 800 pieces of equipment for use in the exercise. 2 other ships will join. #KrahperKrah pic.twitter.com/jL8u9HidRo
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 26, 2021