Ish-ministri i Mbrojtjes dhe deputeti i opozitës Fatmir Mediu ishte mbrëmjen e sotme në Log, News 24 për të folur për stërvitjen e NATO-së në Ballkan, “Defender 25”.
Mediu thotë se kjo stërvitje është një test për trupat amerikane.
Sipas tij, marin fund aludimet nëse administrata Trump e ka seriozisht angazhimin për Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Më tej thekson se pozitive është dhe angazhimi i Kosovës në këtë stërvitje si i vetmi vend jo-anëtar i NATO-s.
Mediu: Është në stërvitje, organizimi ushtarak amerikan. Ka synim për të parë sa shpejt dhe efektivitet dislokohen në distancë të madhe trupat amerikane për të mbrojtur interesat e sigurisë dhe për të mbrojtur pjesën lindore të NATO. Ka vlerë të madhe politike dhe ushtarake. Janë 18 vende. Faza e parë ka filluar më 18 prill me zhvendosjen drejt Europës, pastaj drejt Baltikut, në aspektin ajror, dhe pastaj angazhimi në trupa dhe shtrirje gjeografike. Ndërveprimin ushtarak në vendet e NATO është element i rëndësishëm. Nga pikëpamja e komandos kontrollit.
Përfshin dhe rajone të rëndësishme: Artiku, Deti i Zi, pjesa e Mesdheut, që ka problemet e veta. Ajo që është pozitive angazhimi i Kosovës, si i vetmi vend jo anëtar i NATO. Ndodh se e para një politikë ushtarake amerikane pas pikëpyetjeve për administratën Trump, veprim konkret, e dyta vlen si deterancë për atë që ndodh në Rusi. Krijon qasje optimale. Dhe për Kosovën për problematikën që ka Ballkani me provokimet e ardhur nga Serbia.
Është një proces i marrëdhënieve, Amerika është qendra e gravitetit të NATO-s. Dhe NATO i krijuar për të mbrojtur Europën. Është një gjë që vendoset në test edhe me stërvitje. Ndodhja në këtë kohë i jep vlerë dimensionit historik që zoti Trump e pranon apo jo NATO. Dy komanda ka NATO, operacionalen dhe transformim.