Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka vlerësuar rolin e Shqipërisë dhe të ushtrisë shqiptare në stërvitjen e Defender Europe 2021.
Përmes një mesazhi në Twitter, Kim theksoi se kjo shënon një hap të madh përpara për Shqipërinë.
“Defender Europe 2021. Stërvitje historike. Roli i Shqipërisë do të jetë i rëndësishëm me integrimin gjithëpërfshirës të ushtrisë shqiptare në stërvitje. Kjo shënon një hap të madh përpara për Shqipërinë dhe demonstron besimin që planifikuesit e stërvitjes kanë vendosur në ushtrinë e saj.”, shkruan ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.
Watch military vessels pump fuel from ship to shore as part of #DefenderEurope21. First time to exercise this complex logistical activity in Europe since WWII. Great to see Allies & Partners sharpen skills & strengthen interoperability. #WeAreNATO @21stTSC @US_EUCOM pic.twitter.com/nqe5U9BNDZ
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 5, 2021
