Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh pas nisjes së stërvitjes “Defender Europe 21”.

Meta thotë se besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj NATO-s ashtu sikundër edhe vokacioni europian i kombit janë unanime.

Ai thekson se Shqipëria do të vijojë të jetë partner i denjë i Aleancës, me synim për të përmbushur objektivat, një prej të cilave anëtarësimi në BE.

Postimi i Metës:

Shumë suksese stërvitjes së përbashkët ushtarake të NATO-s “Immediate Response 21” (Defender Europe 21).

Shqipëria, anëtare e NATO-s, ndihet e vlerësuar, se i është besuar detyra dhe përgjegjësia e vendit pritës për një nga stërvitjet më të mëdha në rajon, rol që do ta justifikojë plotësisht.

Besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj NATO-s është unanime, ashtu sikundër vokacioni europian i kombit tonë.

Vendi ynë do të vazhdojë të jetë një partner dhe anëtar i denjë i Aleancës, me synimin e qartë të përmbushjes së objektivave dhe vullnetit të popullit për t’u bërë sa më shpejt pjesë e familjes së madhe europiane.

Jam i bindur se përmes kësaj stërvitjeje të përbashkët do të dëshmojmë se jemi të gatshëm në çdo kohë të mbrojmë vlerat e lirisë, paqes dhe demokracisë në të gjithë hapësirën euroatlantike dhe jo vetëm.

Shumë suksese stërvitjes së përbashkët ushtarake të NATO-s “Immediate Response 21” (Defender Europe 21).
Shqipëria,…

Posted by Ilir Meta on Tuesday, May 4, 2021