Analisti Arion Sulo është shprehur se zgjedhjet e 14 majit u deformuan dhe qytetarët u kërcënuan dhe joshën nga pushteti.
Komentet Sulo i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se deformimi i votës në Shqipëri nuk kryhet më sin ë vitet 90’, kur linte edhe shumë gjurmë, por sipas tij, në kohët e sotme është tepër i sofistikuar.
Ai shtoi se qeveria u investua shumë në përçarjen e PD-së, pasi vetëm me anë të këtyre metodave, arrin të mbajë pushtetin.
“Në momentet e zgjedhjeve, media është deçizive për të parë atë që ndodh. Deformimi i votës bëhet në atë mënyrë, jo si në vitet 97’ që linte gjurmë, por është krimi më i sofistikuar. Nuk ka si të vijë në studio si provë që lë një gjurmë të jashtëzakonshme. Qytetarët që janë në terren e dinë shumë mirë se çfarë ndodh. Ky qytetar që e di këtë, që i ka këto dijeni, që i kanë ardhur njerëzit dhe e kanë joshur apo kërcënuar, nesër në zgjedhje ky çfarë duhet të jetë?
Ky vetëm po të jetë një kokëshkret. Përballë ka kandidatët e opozitës që krimin nuk e përmendin, para nuk kanë, komisionerë nuk kanë. E parë atë bashkinë e Roskovecit? Kryebashkiakja i thoshte anëtarit të PD-së rri në shtëpi mos dil. Kjo ka ndikuar. E dyta është përçarja dhe kriza e opozitës. Përça e sundo. Është investuar shumë për përçarjen e opzoitës. Vendimi i gjykatës u dha 2 ditë para regjistrimit në zgjedhje të partive politike. Që njëra palë të dilte e dobët dhe tjetra të ishte pa logo.
Opozita synonte që të mbante bashkitë që kishte. Durrësi dhe Elbasani njihen për veprimtarinë e grupeve kriminale në zgjedhje. Në nuk mund ta bëjmë analizën kur nuk dimë sa pjesë është vjedhur. Nuk mund të dënohet askush për një rezultat 10 me 0. Nuk ndodh që të fitohet 54 me 7. Pjesa tjetër që është përça e sundo. PD zyrtare bashkëpunoi me PS që pas humbjes së Berishës, gishti të drejtohej drejt tij dhe të dyja palët dilnin të fituara në kurriz të shqiptarëve”, u shpreh Sulo.