Dega e Partisë Demokratike në Elbasan ka denoncuar 13 drejtues institucionesh në Elbasan të cilën akuzohen për përdorim të funksioneve publike dhe intimidim të zgjedhësve.

Capture

Padia ndaj tyre është dorëzuar në SPAK, konkretisht ndaj 6 drejtuesve të institucioneve publike dhe 7 administratorëve të njësive administrative.

“Hajdutët e votave e kanë vendin në burg. Partia Demokratike padit penalisht në SPAK, 13 drejtues institucionesh në Elbasan.

Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht:

6 Drejtues të Institucioneve Publike në Elbasan!

7 administratorë të Njësive Administrative.

Të 13 drejtuesit e institucioneve dhe administratorët janë kallëzuar për përdorim të funksioneve publike, intimidim të zgjedhësve dhe blerje votash”, thuhet në postimin e PD Elbasan.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Luçiano Boçi shprehet se forca e fitores dhe guri i rëndë i ndryshimit është vetëm në duart e qytetarëve.

“Forca e fitores dhe guri i rëndë i ndryshimit është vetëm në duart e qytetarëve.

Fytyra e fitores është në zemrën e banorëve të Elbasanit nga qendra në periferi, nga qyteti në fshat, nga të rinjtë tek të vjetrit, nga zonjat tek zotërinjtë!

Në 14 maj, ju firmosni ndryshimin”, shkruan Boçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re