Subscribe

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, në një konferencë në prezencë të kryeministrit Rama, foli lidhur me hapjes e një dege të re në Tiranë të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit. Ajo theksoi se fokusi do të jetë tek studentët, ndërsa kjo nismë do t’i afrojë ato me parimet e BE.

 

“E mbaj mend shumë mirë i dashur Edi kur ishit ju ai që lançuat vjet idenë e mrekullueshme për të pasur një degë të Europës këtu në Tiranë, në kryeqytetin tuaj të mrekullueshëm. Ishit ju që e patët këtë ide dhe e mbaj mend kur folëm dhe vizionit e përcollët shumë mirë. Edhe a ka mënyrë më të mirë për t’u përgatitur se kjo ku Ballkani Perëndimor është në BE? Sesa kjo këtu për të edukuar brezin e ardhshëm. Kështu ne filluam punën, qeveria juaj, KE dhe Kolegji Europës. Ne folëm me kolegjin dhe rektoren fantastike Federika Mogherini. Edhe një vit më pas ja ku jemi, duke krijuar themelet e Kolegjit. Ne nesër do të hapim degën e kolegjit, prandaj të përqendrohemi te ata që do t’i japin jetë kolegjit që janë studentët. Për këtë arsye ishte vërtetë kënaqësi e veçantë për mua të çelnim vitin 2024-2025 të studimeve”

 

Von Der Leyen dha lajmin e mirë se do të ketë bursa për studentët e Ballkanit Perëndimor.

 

“Ju e thatë vetë kjo është dega e tretë e kolegjit.  31 studentë do të jenë pjesë e kurist master. Por kam kënaqësië tu njoftoj se do të kemi bursa për studentë të Ballkanit Perëndimor”, shtoi Von Der Leyen.

 

Ministrja e Arsimit, kryeministri e presidentja e KE janë të pranishëm në ceremoninë e hapjes së një dege të re në Tiranë të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit, në prag të samitit të BE në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re