Kërkesat e tregut të punës kanë orientuar maturantët në zgjedhjet e tyre. Në fakultetin e Ekonomisë, dega Informatikë Ekonomike qëndron në krye të preferencave e ndjekur nga Financa dhe Administrim Biznesi.

Zëvendësdekania Etleva Bajramaj shprehet se interesi i tyre lidhet me profesionet e mundshme pas përfundimit të studimeve.

 

PROF. ASOC.DR. ETLEVA BAJRAMAJ

 

ZV/DEKANE E FAKULTETIT EKONOMIK

 

Besoj është logjika e tregut të punës dhe kjo është, që gjimnazistët, aplikantët zgjedhin pikërisht tregun e punës, kërkesat e tregut të punës. Dega më e preferuar është Informatikë Ekonomike dhe më pas vijnë të tjerat. Në vitet e fundit ka qenë kjo si degë, por nëse do marrim një historik ka qenë financa në degët e preferuara, por pas hapjes së kësaj dege preferenca është rritur për këtë degë.

 

Sa i takon ciklit të dytë të studimeve, atij master, orientimi i studentëve ka ndryshuar nga profesional në atë shkencor.

 

PROF. ASOC.DR. ETLEVA BAJRAMAJ

 

ZV/DEKANE E FAKULTETIT EKONOMIK

 

Këtë vit ndjehet preference ndaj shkencorit. Preferenca kryesore është financa, kontabilitet, marketing, informatika dhe master të tjerë të ekonomisë. Vazhdojnë masterat e profesionalit, por ajo që shohim ne janë kërkesat më shumë të orientuar te shkencori. Edhe profesionali është I preferuar.

 

Interesi për fakultetin Ekonomik vazhdon të mbetet i lartë. Vetëm për vitin akademik 2022-2023 kanë aplikuar 9500 maturantë për 1200 kuota.