Politikanë, aktivistë apo analistë brenda PD-së kanë hyrë në debate me njëri-tjetrin duke adresuar një sërë akuzash.

Kampi i Sali Berishës akuzon kampin e Lulzim Bashës dhe anasjelltas, duke e zgjeruar akoma edhe më shumë hendekun e partisë.

Së fundmi, sociologu Ergis Mërtiri ka mbajtur një qëndrim duke ju përgjigjur sulmit të të ndërmarrë nga ithtarë të Berishës ku në krye qëndron reparti ushtarak ZeniTV dhe Zeni.net të administruara nga mendimtari Çlirim Peka.

Shkrimi i plotë

Shtabi luftarak i Sali Berishes ka nisur nje fushate sulmesh te felliqura me shkrime, meme, akuza e shpifje, neper media, portale, rrjete sociale, te shumefishuara nga falangat e kamikazeve te tyre virtuale. Pervec meje, keto sulme kane vendosur ne qender Fitim Zekthin, Vehap Kolen, Namir Lapardhane e ndonje tjeter, te cilet kane shprehur lirisht mendimet e tyre kritike per nismen e doktorit. Ata shpifin duke thene se ne merkemi para nga burime te dyshimta, per te mbrojtur Lulzim Bashen.

E verteta e dukshme eshte se, ndaj secilit prej nesh, nuk ka kush goje te flase, sepse askush prej nesh nuk eshte perlyer kurre ne afera e pazare dhe, e vetmja pasuri qe gezon secili prej nesh, eshte emri dhe dinjiteti personal.

E kunderta, zyrat nga burojne shpifje te tilla, popullohen me njerez qe e kane mjele mire PD-ne sa here qe ka qene ne pushtet dhe sot nuk numerojne dot as vilat e pronat ku i kane, ndonese kane ardhur me corape te grisura ne Tirane, ne fillimet e tyre.

Vete fakti qe bejne poshtersi te tilla eshte nje tregues me shume per cfare po mundohen ata te projektojne per te ardhmen e opozites.

Me duhet te them se nuk eshte se kam qene realisht shume aktiv ne kete debat. Kjo ka ardhur sepse kam vene re, qe ne fillim, nje klime histerike perverse ne menyren sesi reagohet, cfare nuk te ofron shume hapesire per kontribut.

Kam bere deri tani vetem 3 shkrime ne gazete si dhe kam dale 5-6 here ne debate televizive, – pavaresisht se jam ftuar cdo dite, – sa per te shprehur qendrimet e mija. Kam folur aq here sa e kam gjykuar se ia vlen, pa ma ndjere per turmat idiote qe qellojne me gure per llogari te idhullit te tyre te rrenuar.

E kam bere kete, jo se kam ndonje qef te mbroj Lulzim Bashen, por sepse e shoh Sali Berishen si skenarin me te keq per fatin e ketij vendi, i cili asgjeson cdo lloj shanci per te pasur alternative kunder kesaj qeverie.

E kam bere kete edhe per seder personale, sepse nuk mund ta shoh veten si frikacak qe hesht pse disa hajvane te verbuar kane rrokur pushket dhe qellojne ne ajer per te zbrazur boshsine e mendjes dhe ekzistences se tyre.

Por, meqe gjerat po shkojne keshtu, tashme me mbetet te them se do jem shume me aktiv, e madje, nese vjen nevoja, do jua tregoj drejtperdrejt e balleperballe, secilit qe ka deshire te perballet, se kush ka pazare ne kete histori.

Ne fakt, e gjithe kjo eshte nje perpjekje mjerane per te intoksikuar klimen e debatit, ne menyre qe te frikesojne cdo njeri qe shprehet per kete ceshtje.

Strategjia e tyre eshte te prodhojne me dhune perceptimin se nisma e tyre gezon mbeshtetje te gjere, duke fshehur faktin se, ne realitet, askujt, pervec nje mase te vogel te verbuarisht, nuk ia ndjen me per doktorin. E verteta eshte se atij i shkojne nga pas rreth 300 vete ne cdo rreth, nje pjese prej te cileve i merr me vete me karvan nga qytete te tjera.

Foltorja eshte nje degjenerim i diskurit, mendimit, debatit dhe aksionit politik, dhe garda politike rrotull Berishes, po perpiqet ta shnderroje batakun e saj ne standard publik te pergjithshem.

E gjithe perpjekja e tyre eshte te mos kete debat, te mos kete mendim. Per kete edhe perfaqesuesit e tyre neper studio, bejne zhurmuesin per te penguar artikulimin e cdo argumenti, perballe monologeve te tyre demagogjike qe prodhojne vetem klishe.

Standardi etik, moral dhe narrativ i tyre kerkon te foltorizoje debatin publik, duke fekalizuar hapesiren me teori konspirative, shpifje, hamendesime, genjeshtra, akuza, linçime, fyerje, tallje…

E rendesishme eshte qe publiku te mbahet larg mendimit dhe argumentit, qe njerezit te mos ndalen dhe te shtrojne mijera pyetje mbi rolin e doktorit ne keto vite dhe mbi te ardhmen qe ai projekton. E per ta bere te mundur kete, duhet te zbrazen baterite e baltes mbi kedo qe ofron mendim e kthjelltesi.

Gjithsesi, une nuk e pranoj dot kete realitet dhe do jem kunder tij. Ai qe e pranon, le ta mbaje mbi shpine!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re