Ka degjeneruar në fyerje dhe etiketime personale, debati mes Taulant Mukës dhe Shpëtim Nazarkos në “360gradë”  në TV Ora.

Duke diskutuar për pandeminë e Covid-19 dhe shifrat e të prekurve, Nazarko ka kaluar në fyerje ndaj Mukës, duke e quajtur edhe budalla.

Nazarko: Çfarë shkencëtari je ti? Ik tani!

Muka: Unë jam në institut kërkimor, nuk mund të lejoj që të më ofendoni.

Nazarko: Po ik ore tani, tregon përralla Shqipërisë, çfarë shkencëtari je tani, nga u bëre? E di se çfarë do të thotë shkencëtar?

Muka: Pse nuk ngrini zërin ndaj shkencëtarëve shqiptarë të akademisë që janë pseudo-shkencëtarë, po e ngre ndaj meje që më paguan shteti zviceran dhe jo ju?

Nazarko: Po ik ore, mirë je shkencëtar, rri aty! Rri aty te këpuca ku punoni!

Muka: Pse nxeheni kundrejt meje dhe jo kundrejt atyre që bëjnë plagjiatura? Çfarë universiteti keni mbaruar ju? Ti me shkollë të mesme më duket dhe më tregoni mua shkencën?

Nazarko: Atje ku luaj unë, jo ti, por e gjithë origjina jote të ngrihet nga varri… po ik o pirdhu tani, ik o budalla!

Muka: Ja shiko fjalorin!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko