“Degjeneruese, terrorizuese”, Imami nga Deçani kërkon te mos transmetohen “Big Brother”, “Përputhen” e “It’s my love”

Imami nga Deçani, Naser Tolaj, po i quan degjeneruese e shkatërruese emisionet argëtuese që po transmetohen në mediat në Kosovë e Shqipëri.

Tolaj ka marrë shkas nga një përleshje fizike ndërmjet dy grave në emisionin “It’s my love”, që transmetohet në një televizion në Kosovë.

Ai ka kritikuar edhe emisionet “Per’puthen” e “Big Brother VIP” të cilat transmetohen në televizionet e Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Tolaj ka kërkuar që të ndalohet transmetimi i këtyre programeve.

“Krim nuk eshte vetem qe te vrasesh njerez me arme, krim eshte edhe te mundohesh qe tua shkaterrosh (degjenerosh) rinine. Mos te harrojme se roli i medias informuese eshte edhe roli i edukimit te shoqërisë. Tani se cfare informimi dhe cfare edukimi po i sherbehet shoqerise tone neper media Gjithcka mund te quhet vetem informim dhe edukim JO. Per kete ka thene Pejgamberi a.s: “Kur ske turp ben cfare te duash”. Ne vecanti ketu hyjne keto emisione degjeneruese, shkaterruese, terrorizues dhe “kriminale” sic jane Big Brother VIP, Perputhen, It’s my love etj. Mendoj se ketu duhet te reagojme te gjithe, e në vecanti ata bejne thirrje në mbrotje te te drjetave dhe lirve te njeriut, gruas, femijeve etj. Duhet të i mbyllen keto programe degjeneruse dhe shakterruse te shoqerise tone”, ka shkruar Tolaj

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re