Monedhat dixhitale të ngjashme me bitcoin ishin në fokus ditën e Martë gjatë një dëgjese mbajtur në nga Senati Amerikan për mënyrën sesi duhet të rregullohet ky aset me luhatje dhe rrezik të lartë.

Christopher Giancarlo, Kreu i Komisionit për Tregtimin e Kontratave Futures, dhe Jay Clayton, Kreu i Komisionit për Bursat dhe Bonot dhanë dëshmitë e tyre përballë Komitetit Bankar të Senatit lidhur me rreziqet që monedhat virtuale sjellin për investitorët dhe sistemin financiar.

Kjo dëgjesë vjen në një kohë të vështirë për bitcoin i cili humbi mëse gjysëm e vlerë vetëm gjatë muajit Janar nga frika e ndalimit të masë nga autoritetet dhe ndalimi i përdorimit të kartave të kreditit nga disa banka.

Kryetari i Komitetit Bankar të Senatit Mike Crapo shprehu shqetësimet e tij lidhur me paqëndrueshmërinë e monedhave, mbrojtjen e investitorëve dhe rreziqet nga sulmet kibernetike të ngjashme me sulmin ndaj bursës Japoneze Coincheck ku u vodhën 530 milion dollarë.

“Nga hakimi i Coincheck deri tek shqetësimet e ngritura nga autoritetet dhe pjesëmarrësit e tregut, shembujt nuk mungojnë të cilat rrisin frikën e investitorëve,” u tha ligjvënësi Republikan Giancarlo-s dhe Clayton.

Por Crapo tha se teknologjia që fshihet pas tyre ka një potencial të lartë pozitiv dhe mund të rrisë aksesin e investitorëve në tregjet financiare.

Nga ana tjetër Clayton dhe Giancarlo treguan përpjekjet e agjencive të tyre për të menaxhuar tregun dhe vendosur kufizime. Clayton tha se Kongresi duhet të ndryshojë disa ligje federale për të rregulluar këtë aset të ri megjithatë sipas tyre rregullimi i tij nuk është urgjent ende.

Komentet e tyre u zbehen nga pyetjet e senatorëve që nuk ngurruan të përmendin lajmet negative rreth monedhës në ditëtë e fundit.

Giancarlo tha se kishte nisur përpjekjet për krijimin e një laboratori inovacioni me në fokus blockchain-in dhe kontratat futures. Por ai tha se duke qenë se monedhat kanë karakter global, është fuqia rregulluese e institucionit të tij është e kufizuar.

Komenti më pozitiv i dëgjesës ishte ai i Giancarlo i cili tha se tregu jo vetëm që është i ri, por me karakter evolues dhe ndërkombëtar.

Lidhur me impaktin negativ që do të shkaktonte një “crash” i sistemit ndaj ekonomive tradicionale, Clayton tha se do të ishte minimal sepse vetë tregu është i vogël. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re