Ditën që mu prish shtëpia më ka ardhur në derë shefi i komisariatit numër 4, të paktën kështu u prezantua sepse unë nuk e njoh. I tregova se jam banor i ligjshëm i kësaj ndërtese dhe nuk kam pse ta liroj shtëpinë. Më tha që ka një vendim. I kërkova të më tregonte vendimin. Ai më paraqitit kreun e IMT-së, Mariglen Qaton. I thashë këtij të fundit, ‘zotëri, si do ta shembësh shtëpinë timë, pa firmën time?’. Më tha ‘unë kështu kam shembur gjysmën e Tiranës’. Kjo ishte përgjigja, fjalë për fjalë. I thashë shefit të policisë që nëse Qato do të shembë shtëpinë timë, atëherë ai do të duhej ta arrestonte.

Unë duke bërë një të mirë publike nuk kam marrë informacion sa do të qëndroj në shtëpi me qira, do ta kisha kuruar shtëpinë time, jemi të dëmtuar. Të na përcaktojnë kur do të mbarojë projekti, veliaj ka thënë që pronari do të dëmshpërblehet sipas ligjit të pronarit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re