Sadri Abazi, që shquhet për fjalimet e tij të zhurmshme dhe sigurisht me intelekt mjaft të thellë, ka bërë një tjetër performancë gjatë një takimi në njësinë katër në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe Lali Eri.

Sadriu, i ngriti të gjithë militantët e pranishëm në këmbë, dhe pasi ju shpjegoi se PS do të marrë shumë vota në atë njësi, bëri edhe një deklaratë në formë dëshirore për Lali Erin. Ai tha: “Erion, ardhsh i bardhë si pëllumb në njësinë tonë!”.

Për më shumë, ndiqeni performancën e Sadriut, që ka dalë nëpër lagjet e Tiranës për të kërkuar një mandat të tretë për Edi Ramën, Lali Erin dhe veten e vet. /TPZ.al/

VIDEO:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re