Një krim në familje ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Mekat të Vlorës. Një 39 vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë gjahu xhaxhain e tij 64 vjeçar, J.Koreta.
Dyshohet s një konflikt i momentit ka sjellë ngjarjen tragjike. Pas krimit e në kushte të rënduara psikike, 36 vjeçari i ka marrë jetën vetes me armën e gjahut.
“Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.
Një e afërme e familjes tregoi për median se ka dëgjuar ulërimat e nënës së autorit.
“Jemi kushërinj. Një fis jemi. Dëgjova dhe erdha. Dëgjova ulërimat e të ëmës. Nuk kanë pasur konflikte. Ka qenë këtu ka pas emigruar më para. Dëgjova të ëmën dhe erdha. Ishte djalë me të gjitha cilësitë. Xhaxhai ri në Vlorë me shtëpi. Asnjëherë nuk kemi pasur debate. Ai skuqej kur të fliste me gojë jo më të kishte debate” tha e afërmja.
