“Dëgjova disa zhurma dhe hyra në dhomën e Markut”, ka deklaruar nëna e Mark Samson, 23-vjeçarit që masakroi me thikë shqiptaren Ilaria Sula, brenda banesës së tij në Via Homs.

Fillimisht ajo ka deklaruar se nuk kishte dëgjuar asgjë dhe se ishte gjumë, por më vonë ka pranuar se ka ndihmuar të birin në fshehjen e krimit.

“Unë e ndihmova djalin tim të pastronte njollat ​​e gjakut në shtëpi”, pranoi Nors Manlapaz gjatë marrjes në pyetje për 4 orë.

Ishte 23-vjeçari që implikoi nënën e tij në krim në momentin e arrestimit nga policia italiane.

“Ishte në shtëpi me mua dhe më ndihmoi të laja gjithçka”, deklaroi Mark Samson, i cili më pas e ndryshoi dëshminë duke u shprehur se e kishte bërë gjithçka i vetëm.

Por nëna e 23-vjeçarit u implikua për shkak të qelizave telefonike dhe njollave të gjakut të gjetura në pjesë të tjera të shtëpisë.

Hetuesit nuk përjashtojnë që Nors Manlapaz të ketë ndihmuar djalin e saj edhe të fshehë trupin e Ilarias, duke e mbështjellë fillimisht me një qese të zezë dhe më pas duke e futur në valixhe duke e hedhur në një shkëmb rreth 40 kilometra larg Romës.

Nors Manlapaz ka pranuar se nuk i pëlqente 22-vjeçarja shqiptare sepse marrëdhënia e Ilarias me djalin e saj nuk korrespondonte me traditat filipinase.

Për momentin, jashtë babai i autorit, Rik Samson, mbetet jashtë hetimeve pasi nuk ka qenë në banesë në orët e krimit.

Megjithatë, hetimet vazhdojnë për të sqaruar më mirë orët në të cilat ndodhi e gjithë skena e krimit, rrethanat e së cilës mbeten mister.

Qelizat e telefonit të viktimës, të cilin vrasësi e mbajti për një javë, nuk përputhen me shpjegimin e tij.

Dikush mund të ketë ndihmuar vrasësin në transportimin e trupit. Ish-i dashuri i Ilarias pas krimit kishte tentuar t’i merrte kompjuterin nga banesa ku ajo jetonte me shoqet e dhomës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko