Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i dyfishtë brenda familjes në Vlorë, ku nipi 39-vjeçar Genci Koreta ka vrarë xhaxhanë e tij, Jorgji Koreta, 64-vjeç.

Një dëshmitare, e cila thotë se është edhe kushërira e tyre tregon si e kanë marrë vesh ngjarjen e rëndë. Sipas saj kanë dëgjuar ulërimat e nënës së 39-vjeçarit.

Dyshimet janë se konflikti ka ndodhur për çështje pronësie, por gruaja thotë se nuk ka dijeni për nje debat te tillë.

“Kushërinj jemi, një fis. Dëgjuam ulërimat që po qante e ëma. Nuk kanë pasur konflikte. Ai ka qenë djalë…nuk e di çfarë të them. Ka qenë emigrant. Nuk di gjë për çfarë kanë debatuar. Dëgjova të ëmën që po qante dhe erdha. Ai ishte djalë me të gjitha cilësitë, nuk ke çfarë ti thuash. Ndërsa xhaxhai rri në Vlorë me shtëpi. Ai skuqej kur të fliste me gojë jo më të kishte debate. Nuk kanë pasur debate për çështje pronash. Ai një copë toke pronë ka sepse jeton në Vlorë. Nuk e di pse kishte ardhur këtu. Nuk dimë asgjë për armën. Ne dëgjuam ulërimat e të ëmës dhe erdhëm”, tregon gruaja.

Vlorë/Informacion paraprak

Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re