Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi me anë të një postimi në rrjetin social “facebook” ka denoncuar  dhënien e vërtetimeve false për letra bullgare nga zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës.

Ajo shkruan se ky skandal solli në vëmendje degradimin e Bashkisë së Bulqizës, nën drejtimin e kryetares, Festime Mjeshtri.

“Skandali i vërtetimeve false për marrjen e shtëtësisë bullgare solli në vëmëndje degradimin e Bashkisë Bulqizë, nën drejtimin e kryetares Festime Mjeshtri. Tani është e provuar gjithçka përflitej nga banorët e tronditur se operacioni i fallsifikimit drejtohej nga vëllai i kryebashkiakes, me detyrën e administratorit të njësisë Ostren” shkruan ndër të tjera deputetja.

Çupi inkurajon SPAK-un të kryeja hetime të plota në lidhje me këtë skandal, ndërsa shton  se Festime Mjeshtri nuk ka më moralin të drejtojë këtë bashki.

Postimi i plotë:

Skandali i vërtetimeve false për marrjen e shtëtësisë bullgare solli në vëmëndje degradimin e Bashkisë Bulqizë, nën drejtimin e kryetares Festime Mjeshtri. Tani është e provuar gjithçka përflitej nga banorët e tronditur se operacioni i fallsifikimit drejtohej nga vëllai i kryebashkiakes, me detyrën e administratorit të njësisë Ostren. Bashkë me 2 punonjës të Gjendjes Civile, vëllai i kryetares së Bashkisë, kundrejt pagesave të paligjshme, pajiste qytetarët me dokumenta të fallsifikuara, si banorë të Ostrenit, për t’u bërë pjesë e shoqatave që mund të siguronin më pas shtetësi bullgare.

Deri tani, kryetarja e Bashksië së Bulqizës ka heshtur! Drejtuesja politike e qarkut Dibër, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka heshtur, megjithëse e gjithë Bulqiza, Mati dhe Dibra e dinë se ajo është mbrojtësja politike e tarafit familjar , në krye të bashkisë së Bulqizës.

Inkurajoj SPAK-un të kryejë hetime të plota. Kur gjithë Bukqiza fliste për korrupsionin dhe fallsifikimet e vëllait administrator të Ostrenit, nuk mundet që e motra kryebashkiake të mos dinte gjë! Ajo është personi që, në konfikt interesi, emëroi të vëllanë dhe lejoi mashtrimin e partnerëve europianë përmes rrjetit të trafikantëve të dokumentave zyrtare.

Festime Mjeshtri nuk ka më moralin të drejtojë bashkinë e Bulqizës. Qytetarët atje meritojnë shumë më mirë se një familje fallsifikatoresh dhe të korruptuarish!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re