Pak vite pas një dasme “mbretërore”, për faktin se ishte e pasuruar dhe me tabiate të gjakut blu, Princ Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia, e bija e aktores së njohur Yllka Muja, i kanë nxjerrë erzin njëri-tjetrit me një sherr të bërë publik.

Siç dihet, Leka gjatosh ka nisur të bashkëjetojë me dikë tjetër, fotografen Blerta Celibashi, duke e braktisur kështu Elian me të cilën ka një fëmijë, vajzë. Pikërisht për këtë të fundit Leka ka shkuar në banesën e Elias për ta takuar, pork jo e fundit, së bashku me të atin, kanë reaguar ashpër, deri në pikën që nipi i Mbretit Zog më pas ka shkuar në Polici për të kërkuar urdhër mbrojtjeje, nën pretendimin se është goditur nga ish-vjehrri Gjergj Zaharia.

Një pamje e regjistruar me celular nga një moment sherri mes tyre është bërë tashmë viral, ku tregohet metamorfoza e pabesueshme e një dashurie idilike, kurorëzuar me martesë dhe degraduar më pas në jo thjesht divorc.

Siç mund të shihet në video, Elia akuzon ish-të shoqin dhe si të pashkollë, ndonëse u dashurua me të dhe jo domosdoshmërisht nga ndonjë shkollim. /tesheshi.com/        

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re