Ndërtimi i autostradës që lidh Lushnjën me Fierin e më tej me Vlorën, më shumë se 10 vite më parë, ka bërë që aksi i vjetër rrugor, nga Fieri në Kolonjë të harrohet plotësisht.

 

Dikur një nyje e rëndësishme lidhëse me aksin drejt Tiranës e Manastirit tëArdenicës, rruga e fshatit Vajkan, është kthyer tashmë në shqetësim për banorët e zonës dhe bizneset e pakta që operojnë në këtë zonë.

 

 

“Kam 12 vjet që kam ngelur në harresë, për shkak të rrugës, biznesi është në falimentim. E ka shkatërruar komplet turizmin dhe bizneset janë mbyllur për shkak të rrugës së pakalueshme. Pastroheshin kanalet, tani është e degraduar, kemi frikë nga zvarranikët, është rrugë e favorizuar për kriminelët.

 

Po bën 15 vjet me gropa.

 

Kjo rrugë ka shumë vite pa u investuar. Këtu ka shumë, kalimtarë sidomos fermerë dhe bujq që kalojnë për të punuar. Duhej ndërhyrë, jo të ndërhyhet tani.” -shprehen banorët.

 

Rruga është rreth 6 kilometër e gjatë e amortizimi i saj ka sjellë jo vetëm mbylljen e shumë aktiviteteve por edhe uljen e numrit të vizitorëve në Manastirin e Ardenicës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re