Nga: Fatmir POPJAELBASAN- Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Elbasan u zhvillua seanca e vlerësimit të masës së arrestit dhe masës së sigurisë për tre pedagogët, studentin e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” si dhe dy sekserët që u arrestuan në të gdhirë të së hënës së kësaj jave.

Në fund të seancës Gjykata shpalli vendimin.

1- Arrest me burg– Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

2- Arrest me burg60 dite – Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.

3- Arrest shtepie– Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

4- Arrest me burg– Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.

5- Arrest shtepie– Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.

6- Arrest shtepie– Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.

7- Arrest me burg– Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

Prokurori i çështjes ishte Ritvan Sukaj dhe gjyqtare Enkeleda Kapedani-

Arrestimi i tyre u krye në zbatim të vendimit nr.315, datë 08.05.2018, të Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të parashikuara nga neni 245/1/2 dhe 259.

Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve përgjatë periudhës 2012-2018.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Elbasan zhvillohet seanca e vlerësimit të masës së arrestit dhe masës së sigurisë për tre pedagogët, studentin e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” si dhe dy sekserët që u arrestuan në të gdhirë të së hënës së kësaj jave.Prokurori i çështjes është Ritvan Sukaj dhe gjyqtare Enkeleda Kapedani. Arrestimi i tyre u bë nga Strukturat e DVP. Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë pas një operacioni të realizuar me metoda speciale të hetimit që kishte zgjatur disa muaj. Grupi i tyre kryente aktivitet në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës duke funksionuar në marrëdhënien dekan –pedagog-student dhe sekser në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në qytetin e Elbasanit.

Arrestimi i tyre u bë në të njënjtën kohë nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan .

Gjatë Operacionit “Dekani” përfunduan në pranga:

1- Albert Riska, 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

2-Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.

3-Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

4-Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.

5-Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.

6-Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.

7-Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

Arrestimi i tyre u krye në zbatim të vendimit nr.315, datë 08.05.2018, të Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të parashikuara nga neni 245/1/2 dhe 259, i Kodit Penal, “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”.

Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve përgjatë periudhës 2012-2018.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re