Të martën, ish-anëtari i Knesetit izraelit, Moshe Feiglin, nga partia Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu, bëri thirrje publikisht për shfarosjen e fëmijëve palestinezë në Gaza, duke i quajtur ata “armiq”.

Në një intervistë me kanalin izraelit të ekstremit të djathtë Channel 14, Feiglin tha: “Çdo fëmijë, çdo foshnjë në Gaza është një armik”.

Ai e justifikoi këtë retorikë duke thënë: “Çdo fëmije që i jepni qumësht sot, pas 15 vitesh ata do t’i masakrojnë fëmijët tuaj. Gaza duhet të pushtohet dhe të popullohet.”

Është kjo një tezë e njohur izraelite, ndër më mizoret që përligj vrasjen e fëmijëve palestinezë. Po, ata mund të bëhen luftëtarë rezistence kur rriten, por kundër një pushtimi, duke luftuar për tokën e tyre e aspak për të masakruar izraelitët. Hebrenjtë janë masakruar historikisht nga të krishterë, jo nga muslimanë. Nga muslimanët vetëm mirë kanë patur. E përkundër kësaj, sot ushtrojnë gjenocid ndaj më mirëbërësve të tyre në histori, pasi u kanë marrë tokën dhe pronat. /tesheshi.com/   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko