Kreu zyrtar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kreu të SPAK Altin Dumani, se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori një Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjtein e tij social në Facbeook, Basha thotë se deklarata e kreu të SPAK është një kambanë alarmi që duhet të na shqetësojë të gjithëve.

Lexo edhe :Related Posts

Çdo sulm i politikës ndaj sistemit të drejtësisë, nuk bën gjë tjetër vetëm se inkurajon krimin e organizuar të bëjë, gjithashtu, të njëjtën gjë, shkruan ndër të tjera Basha.

Me tej Basha tha se  Partia Demokratike e Shqipërisë dhe ai i kane  dhënë dhe vijojnë t’i japiin SPAK-ut dhe organeve të reja të drejtësisë mbështetje pa kushte.

Postimi i plotë

Deklarata e kreut të SPAK-ut se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori është një kambanë alarmi që duhet të na shqetësojë të gjithëve.

Çdo sulm i politikës ndaj sistemit të drejtësisë, nuk bën gjë tjetër vetëm se inkurajon krimin e organizuar të bëjë, gjithashtu, të njëjtën gjë. Ndaj Partia Demokratike e Shqipërisë dhe unë i kemi dhënë dhe vijojmë t’i japim SPAK-ut dhe organeve të reja të drejtësisë mbështetje pa kushte.

Vetëm një drejtësi e pasulmuar nga politika, do të jetë një drejtësi e duhur për të mirën e njerëzve. Vetëm një drejtësi që i shërben shqiptarëve, është një drejtësi imune ndaj çdo kërcënimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re