Nëpërmjet një konferencë për mediat Kryeministri Edi Rama foli për akuzat e adresuara ndaj BE dhe Francës për fushatën e vaksinimit anticovid që Shqipëria u la jashtë.

Rama shtoi se nuk ka hapur luftë me askënd nga vendet e BE-së ndërsa shton opinioni i tij ishte një shembull i marrë nga OVSH. Kryeministri thekson se edhe pse nuk jemi pjesë e Bashkimit Evropian nuk do të thotë të  mbajmë gojën mbyllur ndaj fakteve të tilla.

“Unë nuk kam bërë asnjë sherr me askënd dhe askush  nuk më ndalon të shpreh opinionin tim. Merruni me opinioni e Organizatën Botërore Shëndetësore. Mos u merri me opinioni tim sepse thjesht po jepja një shembull, sepse kam të drejtë dhe s’kanë të drejtë as Ambasada Francez,  Opozita jo e jo shembulli im është ai i OBSH për shpërndarjen e vaksinave.

OBSH tha se “Jemi në prag të një katastrofe morale për njerëzimin”, unë nuk jam aq i madh që të shprehem me terma për të gjithë njerëzimin. Fakt që nuk jemi në të pasur dhe pjesë e BE-së nuk na bën ne të rrijmë me gojën mbyllur përpara një fakti të tillë.

Unë jam evropian njësoj si ata që flasin në BE. Opozita tregon karakterin e dobët , i atyre që kur kanë pasur pushtetin janë përuhur me servilizëm çdo kujt që flet gjuhë të huaj.

Respektin për Francën, unë konkurroj me çdo francez dhe ambasadoren dhe jam më lartë, por nuk jemi në një garë këtu”- u shpreh Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re