Deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia ka komentuar deklaratën e bërë pak ditë më parë nga Bashkimi Europian për Panorama TV, në lidhje me legalizimin e kanabisit mjekësor.

Qefalia u shpreh në një intervistë në studion e lajmeve në Panorama TV se Shqipëria është një vend i besueshëm i Bashkimit Europian.

“Ne jemi në fazën që ai vjen në Kuvend dhe do adresohet në komisione. Unë jam përfaqësues jo vetëm i deputetit Xhemal Qefalia por i 10 mijë zgjedhësve. 

Shqipëria është një vend i besueshëm. Ne nuk mund të dalim kundër BE. Qëllimi i reformave ky ka qenë që Shqipëria të integrohet në BE. Besueshmëria e ndërkombëtarëve është në shkallë absolute. Ne jemi vend partner i BE dhe synojmë të anëtarësohemi me të gjitha parametrat”, deklaroi Qefalia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re