Në mes të gëzimit të madrilenëve për fitimin e trofeut të 13-të europian, një deklaratë e Ronaldo-s e ka turbulluar atmosferën.

Portugezi ka folur në kohën e shkuar, a thua se historia e tij te Reali ka marrë fund tani.

“Ishte shumë bukur të ishe te Reali i Madridit,” ka thënë ai për mikrofonin e Bein Sports.

“Në ditët e ardhshme do t’u jap një përgjigje tifozëve. E ardhmja e një lojtari të Madridit nuk është e rëndësishme; ne sapo kemi bërë historinë.”

Shënuesi i 15 golave në këtë sezon të Champions League-s do të jepte këtë përgjigje më pas teksa pyetej nga një tjetër kanal televiziv: “Nuk kam dyshime. Do të pushoj dhe do të shkoj me ekipin kombëtar. Të shohim se ç’do të ngjasë.”

I pari që ka reaguar ka qenë Sergio Ramos, që ka kërkuar nga bashkëlojtari t’i sqarojë komentet e tij.

Ronaldo është te Reali që nga 2009-ta, dhe ka një kontratë deri në vitin 2012.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re