Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së Raportuesit për Ballkanin Perëndimor në CDU Peter Beyer, i cili tha se nuk bashkëpunojnë me persona të shpallur non grata.

 

Bardhi thekson se Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kuptonSipas tij, Berisha e ka futur Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombtarisht

 

“Babi Zenit duhet të kërkojë ndjesë që gënjeu demorkatët që qëndrimi i Gunther Krichbaum është personal. Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU Peter Beyer konfirmon se nuk do të ketë bashkëpunim me Sali Berishën, të shpallur nongrata nga SHBA. Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ai e ka futur Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re