Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratës së liderit të “Republika Srpska”, i cili së fundmi ka thënë se mund të ndahet nga Bosnje Hercegovina nëse statusi i pronave merr zgjidhje.

Shehu shprehet se kjo ndarje e paralajmëruar është pjesë e strategjisë së ribërjes së kufijve.

Lidhur me këtë situatë, deputeti kërkon që qeveria shqiptare të mbajë një pozicionim të qartë ndaj këtij skenari destabilizues dhe anti-perëndimi.

Një ndërhyrje e fortë duhet edhe nga Brukseli, shprehet Shehu.

Statusi i plotë i deputetit:

Aksi Serbi-Rusi ne revansh-Rama e diplomacia jone heshtin si “fija e barit”!

Ndarja e “Republika Serbskja” e Dodik, eshte pjese e strategjise se  “riberejes se kufijeve”, qe pak vite me pare u prezantua me “shkembimin  e territoreve” Serbi-Kosove

Eshte nje plan i vjeter ky per te realizuar “endren” e Serbise se Madhe, ne umbrellen e Rusise.

Mbas deshtimit te teorise se «shkembimit te territoreve», edhe nen “sheqerosjen me Ballkanin e hapur” kjo…

Dodik sot po perdoret si nje “detonator” per te hapur po ate “kuti te Pandores” ne Ballkanin Perendimor, qe u tentua me “shkembimin e territoreve”.

Ate te “riberjes se kufijeve”, krijimit per pasoje te nje zinxhiri konfliktesh te rinj.

Qe pa asnje dyshim do ta kthenin Rajonin tone mbrapa ne kohe e histori, larg pritshmerise sone, vecanerisht asaj te integrimit europian.

Qe do te perdorej nga Rusia jo vetem per te forcuar Serbine, por edhe per te zgjeruar zonat e konflikteve nga Ukraina, Lindja e Mesme, ne Ballkanin Perendimor e me tej.

Ne thelb kete synon deklarata e fundit e Dodikut per shkeputjen e Republika Serbska.

Qe do conte ne shperberjen e B e H, ne bashkimin e asaj pjese me Serbine, dhe e pasuar kjo me nje seri tjeter zhvillimesh shume te rrezikeshme.

Nder me te “prefereruarat” prej te cilave nga autoret e ketij destabilitetit, eshte edhe aneksimi i Veriut te Kosoves prej Serbise.

Ne kete kontekst ishte shume pozitive deklarata e mbremshme e Ambasades se ShBA ne Sarajave, si nje ultimatum i qarte ndaj kesaj aventure tejet te rrezikeshme.

Nderkaq edhe nje nderhyrje e forte e Brukselit, si dhe e vendeve kryesore te BE, do te ishte e dobishme.

Pres pa dyshim se pari nje pozicionim te qarte te Qeverise shqiptare, Ministrise sone te Jashteme ndaj ketij skenari destabilizues e anti Perendim per te gjithe ne.

Qofte dhe per te “shplare” sado pak rolin e saj promovues per planin e “shkembimit te territoreve”, apo te “kontornos” se tij “Ballkanit te Hapur”!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re