Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se shumë shpejt një nga vilat më të famshme në Shqipëri do të rrethohet me shirita policie.

Sipas Vangjelit, personat e kësaj vile, për të cilët nuk dha detaje do të hetohen penalisht dhe nga ana morale.

“Unë po them që shpejt do të shikojmë të rrethuar me shirita të verdhë, nga ato që thonë ndal policia, një nga vilat më të famshme në Shqipëri, jo brenda në tiranë, do të rrethohet me shirita të verdhë. Banorët e saj do të jenë nën dy lloje hetimesh, njëri hetim penal dhe tjetri moral”, tha analisti Lorenc Vangjeli.

Më tej, Vangjeli vazhdoi me argumentin e tij duke thënë: “Drejtësia në një vend si Shqipëria, ku e liga është bërë mullar, nuk ka Herkul ti pastrojë, duhet futur lumi që ti marrë të gjithë me radhë. Por fati ynë i keq është se në Tiranë është vetëm lumi Lanë, që edhe ajo është e pistë”.

Deklarata u bë në studion e emisionit “Opinion”, ku tema e diskutimit ishte dënimi i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe fakti që ai nuk gjendet më në Shqipëri.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re