Skip to content

Deklarata e fortë e Kryemadhit: Taksë e veçantë për oligarkët, pa pranuar këtë nuk ka qeveri as me Bashën!

Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Open”, ka deklaruar se LSI do të vendosë një taksë të veçantë prej 1% për 200 kompanitë më të mëdha të vendit dhe paratë do të investohen në arsim. Një taksë e tillë nuk ka ekzistuar kurrë në Shqipëri dhe do të ishte një risi për vendin tonë.

Kryemadhi tha se ky është një kusht dhe se nuk do të formohet qeveri as me Lulzim Basha, nëse nuk e pranon këtë.

” Do të vendosim 1% taksë për oligarkët, 200 më të mëdhenjve. Nuk mund të vazhdojnë oligarkët të jenë aksesorët e zyrës së kryeministrit. Pesë prioritetet e LSI janë të panegociueshme, nuk ka qeveri pa këto prioritete. Është e panegociueshme arsimi, sepse është pika më e dobët që kemi ne sot“, tha Kryemadhi.

Më tej ajo paralajmëroi zhbërjen e disa koncesioneve.

“Të jeni të bindur që kjo është një nga pikat kryesore që shkatërron çdo koncesion të paligjshëm që grabit, duke filluar që nga chek-up i famshëm. Më mirë paratë që merr Vilma Nushi t’ju shkojnë fëmijëve të shqiptarëve që do të lindin, se sa një njeriu të vetëm“, u shpreh Kryemadhi.

/TPZ.al/