Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, i ftuar në “Opinion”, është shprehur se deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar për pacient të prekur me koronavirus në Shqipëri.

Sipas tij, koronavirusi mund të kalojë nga një person i infektuar te një njëri i shëndetshëm dhe pa shfaqur simptoma.

Po ashtu, mjeku tha se personalisht mendon se koronavirusi duhet të jetë futur në Shqipëri.

“Fakti që në Itali pacienti i parë u zbulua pas 7-8 ditësh pa si ishte shtruar në spital, do të thotë se koronavirusi ka qarkulluar dy javë më parë në Itali. Ky është një virus që që ka periudhe inkubacioni shumë të gjatë. Faktet dëshmojnë që virusi mund të transmetohen nga një njeri i prekur tek një njeri i shëndosh pa pasur simptoma. Unë mendoj personalisht që koronavirusi duhet të ketë hyrë në Shqipëri, ndoshta nuk jam i saktë, mund të kem gabuar. Aktualisht nuk ka asnjë të dhen që të kemi qarkullim të shtuar në Shqipëri”, u shpreh Pipero.

Deri tani, sipas informacioneve zyrtare nga ministria e Shëndetësisë, Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus, gjë që habit edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re